Shkolla e Magjistraturës, më datë 13 shkurt 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Juridiksioni dhe ligji i zbatueshëm në rastet e cenimit të të drejtave të personalitetit në hapësirën digjitale: Analizë krahasuese e jurisprudencës së GjED-së dhe shteteve anëtare të BE-së. Impaktet për sistemin gjyqësor shqiptar në kontekstin e zhvillimeve evropiane,” pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Mariana Semini, Remzije Istrefi
Lehtësues: Aida Bushati
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të forcojë kapacitetet e magjistratëve për të kuptuar dhe zbatuar kuadrin ligjor evropian dhe shqiptar që rregullon juridiksionin, ligjin e zbatueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të personalitetit në hapësirën digjitale.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Koncepti i të drejtave të personalitetit në epokën digjitale;
- Çfarë përfshijnë të drejtat e personalitetit: privatësia, reputacioni, identiteti personal, imazhi, zëri, të dhënat, personale, dinjiteti. Si ndryshon mbrojtja e tyre në internet krahasuar me botën fizike;
- Roli i mediave sociale dhe platformave online në përhapjen e informacionit dhe ndikimin mbi reputacionin dhe imazhin e individit;
- Rreziku i dëmit të përhershëm digjital;
- Përgjegjësitë e platformave online në raport me respektimin e dinjitetit njerëzor.
- Balancimi midis lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së të drejtave të personalitetit në internet.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës